NGA 1 TETORI, NJË PJESË E NXËNËSVE NË BANKAT SHKOLLORE, NDËRSA PJESA TJETËR MËSIM ONLINE

Nxënësit e klasës së 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të shkollës fillore dhe të vitit të 1 të shkollës së mesme do të ndjekin mësimin në shkollë, të tjerët do ta vijojnë mësimin nga shtëpia online, me konsultime në shkollë çdo pesëmbëdhjetë ditë, bëri të ditur sot Ministria e Arsimit. Sipas tyre, të gjitha testet e njohurive, testet, kontrollet dhe detyrat me shkrim (hartimet) për të gjithë nxënësit do të organizohen ekskluzivisht në shkollë, duke ju përmbajtur masave. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme profesionale të çdo klase do ti realizojnë ushtrime dhe praktike në shkollë ose tek punëdhënësi, duke ju përmbajtur masave. Kohëzgjatja e orëve për nxënësit e shkollës fillore është 30 minuta më së shumti 4 orë, dhe për nxënësit e shkollave të mesme 30 minuta më së shumti 6 orë. Pavarësisht nga fakti se disa nxënës do të ndjekin mësimin në shkollë, Ministria e Arsimit ka siguruar për nxënësit e të gjitha klasave të shkollës fillore dhe të mesme materiale të regjistruara për numrin më të madh të lëndëve, i cili do të transmetohet nga 1 tetori për nxënësit që e ndjekin mesimin në gjuhen shiqipe në TV Boin dhe Tv Teuta.

SHARE