MALI I ZI / VAZHDON RRITJA E RASTEVE ME COVID19

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 822 mostrave për koronavirusin e ri ku janë rregjistruar 219 raste të reja pozitive të infeksionit. Rastet e reja janë nga këto komuna:

Berane 69, Podgoricë 40, Nikshiq 36, Rozhaj 30, Bijello Pole 13, Kotor 8, Plevle 7, Herceg Novi 6, Cetij 4, Tivar 2, Ulqin 2, Mojkovc 1, Andrijevicë 1.

Që nga rezultatet e fundit, dy vdekje janë raportuar në pacientë me COVID19 pozitive nga Plevla dhe Cetija. Shërimi është raportuar në 38 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi është aktualisht 1630.

SHARE