DERI NË TETOR DALIN VAKSINAT E REJA

Kompanitë farmaceutike BioNTech dhe Pfizer filluan provat klinike të vaksinës së re kundqr Covid-19 e përshtatur për të luftuar variantet BA.4 dhe BA.5 të Omicron. Bashkëthemeluesi i BioNTech, Prof. Dr. Özlem Türeci shpjegoi se vaksina e re e zhvilluar tashmë u jep një përgjigje më të fortë imune dhe afatgjate varianteve BA.4 dhe BA.5 dhe të gjitha nënvarianteve të tjera të Omicron. Testet e para të vaksinave për variantin Omicron BA.1 të BioNTech kanë nisur në pranverë, por shpërndarja e vaksinave të reja do të nisë në Tetor. Të dhënat e marra nga vaksinat e mëparshme Covid së bashku me përvojën e krijuar deri tani mund të jenë të mjaftueshme për të marrë miratimin për përdorimin urgjent nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA tha se do të miratojë vaksinën gjatë provave. Presidenti i EMA, Emer Cooke tha se EMA do të kishte nevojë për të dhëna provash përpara se të miratohej, duke shtuar se “premtimet nuk janë të mjaftueshme“.

SHARE