NIVEL I ULËT I VAKSINIMIT NË MAL TË ZI

Me më pak se një të tretën e popullsisë së vaksinuar, Mali i Zi renditet i 33 -ti në konkurrencën e 37 vendeve evropiane, dhe vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Bullgaria aktualisht kanë rezultate më të dobëta. Më shumë se gjysmën e popullsië e kanë vaksinuar Spanja, Portugalia, Andorra, Italia, Belgjika, Hollanda, Gjermania, Austria, Zvicra, si dhe Monako, Malta, Hungaria, Finlanda, Norvegjia, Danimarka, Qipro, Suedia dhe Islanda. Mbajtësi i rekordeve në Evropë është Malta, e ka vaksinuar më shumë se 77 përqind të popullsisë. Nga vendet e rajonit, Sllovenia është renditur më e mira, me 41.6 përqind të atyre të vaksinuar, ndërsa të dyja dozat e vaksinës në Serbi i kanë marrë rreth 40 përqind e qytetarëve, pra më shumë se gjysma e të rriturve. Në Kroaci janë vaksinuar 38.2 përqind të popullsisë. Rumania ka statistika të ngjashme me Malin e Zi, 25 përqind të popullsisë, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore pothuajse të njëjtën përqindje të qytetarëve – 21.4 dhe 21.3 përqind, dhe Bullgaria 14.8%. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, vlerësohet se vetëm rreth 10 përqind e popullsisë është rivaksinuar deri në fund të korrikut.

SHARE