GORÇEVIQ: MALI I ZI PRET 97.3 MILIONË EURO NGA BE NË TETOR

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Mali i Zi i ka dorëzuar Komisionit Evropian raportin e katërt gjashtëmujor për zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit të BE-së për Reforma dhe Rritje 2024–2027.

Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, bëri të ditur se ky është raporti më i suksesshëm deri tani, me realizimin e 83 për qind të detyrimeve të planifikuara.

Nga 41 hapa reformues, 34 janë raportuar si të përmbushur.

Nëse Komisioni Evropian e vlerëson pozitivisht raportin, Mali i Zi pritet të përfitojë 97.3 milionë euro në tetor.

Agjenda e Reformave përfshin 130 masa në katër fusha kryesore, për të cilat Bashkimi Evropian ka ndarë rreth 383.5 milionë euro.

Deri më tani, Mali i Zi ka përfituar 89.3 milionë euro, nga të cilat 41.54 milionë si mbështetje direkte për buxhetin dhe 47.75 milionë euro për projekte infrastrukturore në energjetikë, arsim dhe digjitalizim.

Ministrja Gorçeviq njoftoi gjithashtu se më 14 korrik në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Mali i Zi–BE, ku pritet të shqyrtohen të paktën dy kapituj negociues: Kapitulli 29 (Unioni Doganor) dhe Kapitulli 8 (Konkurrenca), ndërsa ekziston mundësia që të diskutohet edhe Kapitulli 14 (Politika e Transportit).

Ndërkohë, Ministria e Financave do t’i dorëzojë Komisionit Evropian më 15 korrik kërkesën e katërt për disbursimin e fondeve, bazuar në reformat e realizuara deri më 30 qershor.

SHARE