LËVIZJA QYTETARE PERSPEKTIVA SHKRESË KKSH-së RRETH ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE

Lëvizja Qytetare Perspektiva i drejtohet Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi rreth qëndrimit të tyre ndaj zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen për Parlamentin e Malit te Zi më datën 30.08.2020.

Në kumtesë kryesia e Lëvizjes Qytetare Perspektiva theksojnë që janë të mendimit që subjektet politike nacionale shqiptare duhet të jenë unik dhe duhet të dalin me vetëm një listë zgjedhore e cila garanton sukses dhe sjell përqafësim më të madh në Parlamentin e Malit të Zi.

Ata i bejnë thirrje Kryetarit të KKSH-së, Faik Nika, i cili është drejtuar përmes një shkrese që kjo shkresë mos të mbetet vetëm shkresë dhe deklarim për bashkim dhe unifikim, por të veproj në këtë drejtim për një takim urgjent me të gjithë spektrin politik shqiptarë në Mal të Zi.

SHARE