Të paktën 30 persona janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një zonë të banuar në qytetin jugor të Libanit, Tyre.
Sipas raportimeve për “Al Jazeera Arabic”, sulmi ka ndodhur menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi për qytetin dhe zonat përreth.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se ekipet e mbrojtjes civile janë angazhuar në evakuimin e banorëve, përfshirë të moshuar, ndërsa shumë qytetarë janë larguar me nxitim nga zonat e rrezikuara.
Urdhri i evakuimit përfshinte edhe një lagje të banuar nga komuniteti i krishterë, e cila më parë nuk ishte përfshirë në paralajmërimet e ushtrisë izraelite.
Nga ana e saj, ushtria izraelite ka deklaruar se në atë zonë po operojnë luftëtarë të Hezbollahut, duke justifikuar veprimet ushtarake.








