UKRAINA NIS SULMIN KUNDËR RUSISË

epa10543351 Ukrainian soldiers from an anti-aircraft unit are seen in position, at an undisclosed location near the frontline city of Bakhmut, eastern Ukraine, 25 March 2023 The frontline city of Bakhmut, a key target for Russian forces, has seen heavy fighting for months. Russian troops on 24 February 2022, entered Ukrainian territory, starting a conflict that provoked destruction and a humanitarian crisis. EPA/ROMAN CHOP

Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës për të rimarrë nën kontroll territoret e vendit të pushtuara nga Rusia, nisi sipas Washington Post, që citon për këtë pohim të saj, katër ushtarë dhe oficerë ukrainas që folën në kushte anonimati sepse nuk janë të autorizuar të diskutojnë publikisht zhvillimet në fushëbetejë.

Ushtria ukrainase çeli një “fazë vendimtare” të këtij konflikti me sulme të intensifikuara në vijën e frontit në rajonet juglindore, shkruan gazeta prestigjioze.

Kundërpërgjigja e Kievit synon rivendosjen e integritetit të tij territorial dhe “ruajtjen e mbështetjes perëndimore”, theksohet në artikull.

Zyrtarë të shumtë, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë sinjalizuar ditët e fundit se kanë grumbulluar mjaftueshëm ndihmë ushtarake perëndimore për të ngritur një kundërofensivë të madhe kundër forcave ruse pa dhënë një datë të saktë për fillimin e saj.

Zelensky disa ditë më parë se ushtria ukrainase ishte gati për të nisur një kundërofensivë kundër forcave ruse.

“Ne besojmë fuqimisht se do të kemi sukses”, tha ai në një intervistë me Wall Street Journal.

Trupat ukrainase të angazhuara në këtë mësymje përfshijnë njësi të specializuara sulmi, të pajisura me armë perëndimore e të trajnuara sipas taktikave të NATO-s.

Pas pushtimit në shkallë të plotë të fqinjit të tij vitin e kaluar, Kremlini njoftoi se kishte aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës lindore dhe jugore.

Megjithatë, një pjesë e këtyre zonave, duke përfshirë dy nga kryeqytetet rajonale, nuk janë aktualisht nën kontrollin e forcave ruse.

SHARE