QEVERIA DO TË KUFIZOJË SË SHPEJTI MARZHET NË DYQANE

Çmimet po rriten shumë sepse Ligji për Masat e Përkohshme për Kufizimin e Produkteve Bazë, i miratuar në Kuvend një muaj më parë, është ende i pazbatueshëm sepse nuk ka akt nënligjor. Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit thanë për Radion e Malit të Zi se kanë përgatitur një projektvendim që parasheh kufizimin e marzheve në shitore me shumicë dhe pakicë, për vaj, miell, kripë dhe sheqer, për të cilin Qeveria do të vendos së shpejti. Rritjet ditore të çmimeve konfirmojnë se lobi tregtar është i fuqishëm, theksoi Ines Mrdoviq nga Aksioni për Drejtësi Sociale. Ministria e Zhvillimit Ekonomik na njoftoi se akti nënligjor është gati dhe së shpejti do të miratohet.

SHARE