Messi debuton si aktor në serialin e famshëm televiziv “Los protectores”

Shumë nga futbollistët e njohur kanë qenë të përfshirë në aktrim, por më së shumti i kemi parë si drejtues të reklamave të ndryshme.

Paraqitjet e tyre zakonisht janë të shkurtra dhe përmbajnë vetëm disa fjali. Dhe kështu, të shohim lojtarët jashtë fushës është diçka që na mahnit me të vërtetë.

Për shkak të profilit të tij të lartë, Messi është shfaqur në një sërë reklamash për kompani të ndryshme.

Nga reklamat e ushqimeve, te klipet e Pepsit si dhe në kampanjën e fundit për Lay’s. Dhe sigurisht, gjithçka tjetër lidhet me Adidas, si sponsorin e tij më të madh.

Megjithatë, futbollisti tani ka marrë pjesë në një projekt që është shumë i ndryshëm nga ai që jemi mësuar të shohim. Ai tani ka pasur një rol në një serial televiziv.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

Messi do të bëjë një paraqitje të shkurtër në sezonin e dytë të dramës argjentinase “Los Protectores”, e cila po fiton një popullaritet të madh në vendlindjen e tij.

Skena e tij tashmë është xhiruar dhe ka përfunduar vetëm pak ditë më parë.

Sezoni i dytë i “Los Protectores” u xhirua në një sërë vendesh duke përfshirë Buenos Aires, por Messi e realizoi atë në Paris, në shtëpinë e tij që kur nënshkroi me PSG-në verën e kaluar.

Foto: Screenshot/YouTube

Do të duhet të presim deri në vitin 2023 për të parë interpretimin e Leo Messit, kur do të dalë pjesa e dytë e këtij seriali argjentinas. /Telegrafi/

SHARE