MILLATOVIQ: SIMBOLIKA E 9 MAJIT, BURIM I VIZIONIT TË SË ARDHMES EVROPIANE TË MALIT TË ZI

Duke pasur parasysh të kaluarën tonë të rëndësishme antifashiste, si dhe aspiratën tonë për t’u bërë pjesë e një Evrope të bashkuar, simbolika dhe vlerat e 9 majit përfaqësojnë një burim nga i cili përsoset më tej vizioni për të ardhmen evropiane të Malit të Zi, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Ai sot vendosi kurorë lulesh në monumentin e luftëtarit partizan në Goricë me rastin e 9 majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin.

“Në këtë ditë, me respekt dhe mirënjohje të veçantë, kujtojmë të gjithë ata që patën mbajtur pishtarin e luftës antifashiste në vitet e errëta të Luftës së Dytë Botërore. Vepra e tyre mbetet një pikë referimi me vlerë universale që në mënyrë të pagabueshme na drejton drejt ndërtimit të një botë më të mirë dhe më të drejtë”, tha Millatoviq.

Ideja e një Evrope progresive dhe të bashkuar, e lindur menjëherë pas rënies së fashizmit, siç u shpreh ai, konfirmoi epërsinë e saj në dekadat që pasuan, duke afirmuar të drejtën për një jetë njerëzore dinjitoze dhe duke ushqyer antifashizmin si vlerë bazë të çdo shoqërie demokratike.

SHARE