DUKAJ: MALI I ZI NË FAMILJEN EVROPIANE

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka uruar Ditën e Evropës.

“Sot, në Ditën e Evropës, ne kujtojmë Deklaratën e Schuman-it, si një hap vendimtar drejt një Evrope të bashkuar, paqësore dhe të fortë. Bashkimi Evropian është dëshmi se edhe pas dy luftërave botërore që morën miliona viktima, është e mundur të kapërcehen armiqësitë dhe përçarjet me anë të parimeve dhe vlerave universale, dhe kjo në të mirë të të gjithë qytetarëve. Mali i Zi në perspektivën, të cilën ne e aspirojmë me vendosmëri, është një anëtar demokratik, i begatë, i dëshirueshëm dhe i fortë i familjes së madhe evropiane, të cilë me të drejtë i përket”, tha ministri Dukaj.

SHARE