KE-ja PO NDIHMON MALIN E ZI QË TË PËRMBUSHË STANDARDET E PËRKOHSHME SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR

Komisioni Evropian po punon ngushtë me Malin e Zi për të ndihmuar vendin të përmbushë standardet e përkohshme për sundimin e ligjit sa më shpejt të jetë e mundur, tha zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero Hernandez.

“Kjo përfshin, për shembull, rishikimin dhe miratimin e legjislacionit të medias në përputhje me standardet evropiane dhe mbrojtjen e gazetarëve, miratimin e një strategjie të re dhe plan-veprimi për reformën në drejtësi dhe detyra të tjera të nevojshme të cilave u referohet raporti i zgjerimit të 2023,” tha Pisonero Hernandez.

Ajo theksoi se është duke u bërë shumë punë, me përkushtimin e fortë dhe të qartë të autoriteteve në Podgoricë.

“Kur të arrihet përparim vendimtar, Komisioni synon të përgatisë një Raport mbi Përmbushjen e Standardeve të Përkohshme (IBAR) dhe ta paraqesë atë në Këshillin e Ministrave”, tha ajo.

SHARE