BEÇIQ: NË PRAG TË MARRJES SË IBAR-it, NË BRUKSEL E SHIKOJNË MALIN E ZI SI ANËTARIN E PARË TË RADHËS

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi Alleksa Beçiq nga Brukseli thotë se marrja e IBAR-it është pothuajse e sigurt dhe se është i kënaqur me punën e deritanishme për përmbushjen e kritereve.

Ai tha se në Bashkimin Evropian Mali i Zi shihet pozitivisht dhe si anëtari i parë i ardhshëm.

“Patjetër, nga gjithçka që kam parë në dy ditët e fundit në Bruksel, Mali i Zi shihet me sy jashtëzakonisht pozitiv. Mali i Zi është një temë shumë e njohur në Bruksel, dhe së fundi në një mënyrë jashtëzakonisht pozitive. Vendi ynë shihet si i pari i radhës, që është anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian”, tha Beçiq.

Beçiq beson se kontributi dominues në këtë ishte qeveria e re dhe rezultatet që qeveria e re ka arritur së fundmi në fushën e zhbllokimit, funksionalitetit të institucioneve, qetësimit të tensioneve në shoqëri, por edhe luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila, siç tha ai, në shumë takime është vlerësuar si mbresëlënëse.

Ai tha se kjo ishte një mundësi për të bërë një analizë dhe përmbledhje të situatës në lidhje me përmbushjen e standardeve të përkohshme kur flasim për marrjen e IBAR-in.

SHARE