ABAZOVIQ: DIASPORËS NUK DO T’I HIQET SHTETËSIA

Pretendimet se qytetarëve të Malit të Zi në diasporë do të privohen nga shtetësia e tyre janë manipulim dhe një gënjeshtër, tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Ai në Twitter shkruan se reforma zgjedhore në Mal të Zi do të jetë në përputhje me praktikën evropiane. “Është një gënjeshtër dhe manipulim i pastër që diaspora do të privohet nga shtetësia e saj,” tha Abazoviq. Ai ftoi të gjithë të kalojnë pushimet e tyre verore në Malin e Zi. “Vetëm ata që kanë frikë nga ligji duan destabilizim,” tha Abazoviq.

SHARE