AS NIMANBEGU NUK ËSHTË I INTERESUAR PËR RINDËRTIM TË QEVERISË

Kreu i Forcës dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, mbështetjen e të cilit për rindërtimin e Qeverisë e shpresonte shumica parlamentare pasi “Mali i Zi i Bashkuar” hoqi dorë nga kjo, nuk ka ndërmend ta votojë në Parlament, konfirmuan për “Vijesti ” nga Forca e Re Demokratike.

Seanca e Kuvendit që do të diskutoj për “freskimin” e pushtetit ekzekutiv, në të cilën u votua mosbesimi i Qeverisë në gusht, apo për konstituimin e një të reje, mund të mbahet javën e ardhshme.

Shumicës së 30 gushtit i mungon një votë për të zbatuar ndonjë nga ato ide. Burimet e “Vijesti” pohojnë se problemi është ende se “Mali i Zi i Bashkuar”, që është pjesë e mazhorancës, nuk e përkrah rindërtimin, të cilin e ka konfirmuar dje kryetari i asaj partie, Goran Danilloviq.

Ai bëri të ditur mbrëmë se mazhoranca është mbledhur pardje dhe se është propozuar që Miodrag Lekiq ta kthejë mandatin për shkak se nuk ka mbështetjen e nevojshme të deputetëve për të formuar Qeverinë dhe mandati t’i jepet kryeministrit aktual Dritan Abazoviq, i cili “do të duhej t’i bënte të gjitha për shtatë ditë”.

Ai pretendon se është pranuar nga të gjithë përfaqësuesit e partive të mazhorancës përveç tij.

Burime të “Vijesti” thonë se çështja e rindërtimit të mundshëm apo një Qeverie e re duhet të zgjidhet javën e ardhshme, sepse presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, mund të shpërndajë parlamentin më 16 mars, kur skadon edhe afati.

SHARE