SË SHPEJTI INVESTIM PREJ AFRO GJYSËM MILION EURO NË KOMUNËN E TUZIT

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” ka bërë të ditur se komuna e Tuzit sot ka shpallur edhe një prokurim publik tjetër për të përzgjedhur kompaninë e cila do ti kryej punimet në rrugën e re e cila shtrihet midis shkollës fillore dhe gjimnazit, vazhdon perreth stadiumit dhe mandej lidhet me rrugën Tuz – Mataguzh. Siç thekson Gjeloshaj, për këto punime, komuna e Tuzit ka ndarë mjete në vlerë prej 460.000,00 EUR dhe procedura e prokurimit do të zgjasë prej datës 9 mars deri me datën 11 prill të vitit 2022.

SHARE