ÇMIMET E USHQIMEVE PO BIEN, POR JO NË MAL TË ZI: TË FORMOHET MINISTRIA E TREGTISË

Çmimet e ushqimeve në botë kanë rënë për disa muaj rresht dhe aktualisht janë në nivelin e tre viteve më parë.

Kështu thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Në vendin tonë ato janë në rritje dhe kjo është pasojë e varësisë nga importi dhe madhësisë së tregut, sipas analistit Oleg Filipoviq.

Zgjidhja, siç thotë ai në një prononcim për Radion e Malit të Zi, është rinovimi i aksionit “Stop Inflacionit”, por me një listë të zgjeruar të produkteve, ose vendosja e masave administrative për kontrollin e tregut, pra kufizimi i çmimeve.

“Çmimi i shportës në nivel global në janar ka rënë në nivelin e tre viteve më parë, nën presionin e drithërave dhe mishit më të lirë. Vetëm në krahasim me janarin 2023, ato janë më të ulëta për më shumë se 10 për qind. Ulja e çmimit të drithërave erdhi si pasojë e rritjes së eksporteve dhe ofertës nga vendet e hemisferës jugore. Në fillim të vitit 2024, edhe çmimet e mishit ranë për të shtatën muaj radhazi, edhe kjo nën ndikimin e eksportuesve kryesorë. Krahasuar me fillimin e vitit të kaluar, çmimet e vajrave bimore janë gjithashtu më të ulëta për gati 13 për qind, përkatësisht qumështi dhe produktet e përpunuara për gati 18 për qind.“

Në vendin tonë, nuk është pothuajse e njëjta gjë. Çmimet nëpër dyqane ndryshojnë çdo ditë, ndërsa vlerësimet janë se do të jenë edhe më të larta për shkak të rritjes së paralajmëruar të pensionit minimal në 450 euro. Tani për tani mesazhi nga Qeveria është se do të monitorojnë lëvizjet nëpër dyqane dhe do të reagojnë me kohë.

Zgjidhja për tejkalimin e situatës aktuale është marrëveshja me ekonominë, tha ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq.

SHARE