QEVERIA: REGJISTRIMI I POPULLËSISË NGA 1 DERI MË 15 NËNTOR

Qeveria e Malit të Zi miratoi Propozim rregulloren për përcaktimin e periudhës së regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, rregjistrim i cili do të mbahet nga 1 deri më 15 nëntor.  Ministri i Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq përshëndeti propozimin e regjistrimit. “Më vjen mirë që ajo që u drejtohet qytetarëve po zbatohet”, ka shtuar ai. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ka bërë të ditur se me Dekret të Qeverisë është përcaktuar që periudha e realizimit të regjistrimit të jetë nga 1 deri më 15 nëntor dhe momenti referues është 31 tetori 2023 në mesnatë.

Abazoviq ka paraqitur informacione për themelimin e një operatori shtetëror të telekomunikacionit

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq në Qeveri paraqiti si informacion gojor mundësinë e “krijimit të një operatori shtetëror të telekomunikacionit”. “Ajo çështje është plotësisht reale, infrastruktura ekziston. Por ka shumë punë”, tha Abazoviq. Në seancën e Qeverisë u pajtuan që gjashtë persona nga CEDIS, Sistemi i transmisionit elektrik malazez AD dhe EEMZ të përgatisin informacionin paraprak dhe t’ua prezantojnë anëtarëve të Qeverisë për mundësitë e “themelimit të operatorit shtetëror të telekomunikacionit”.

Vendosen sanksionet ndaj Bjellorusisë

Qeveria miratoi Propozim vendimin për vendosjen e masave kufizuese ndërkombëtare të përcaktuara me vendimet e Këshillit të Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në Bjellorusi dhe përfshirjen e Bjellorusisë në agresionin rus kundër Ukrainës. Abazoviq tha se masat kufizuese u futën në Bjellorusi për shkak të përfshirjes së vendit në pushtimin që Rusia po kryen kundër Ukrainës nga 24 shkurt 2022.

Një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Në fillim të seancës, kryeministri dhe ministrat mbajtën një minutë heshtje për mijëra të vdekur nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë. Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq shprehu një “ndjenjë të madhe krenarie” që shpëtimtarët nga Mali i Zi nxorrën një person të gjallë nga rrënojat në Turqi.

SHARE