10 VIKTIMA, 577 RASTE POZITIVE

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, laboratorë të tjerë publik dhe privatë analizuan 1850 mostra për koronavirusin e ri, midis të cilëve u diagnostikuan 577 raste pozitive, njoftoi ISHP. Që nga rezultatet e djeshme, dhjetë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, në pacientë nga Bijello Pole (3), Nikshiqi (2), Budva (2), Plavë (1), Podgoricë (1) dhe Zhablak (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 852. Deri në orën 15:00, është raportuar shërimi i 330 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Malin e Zi është 8.034.

SHARE