PROTESTA KUNDËR DËNIMEVE ME VARJE NË IRAN

Ekzekutimi me varje i 3 protestuesve në Iran, të arrestuar gjatë protestave për vrasjen nga policia e moralit të 22-vjeçares Mahsa Amini në Shtator ka ngritur sërish tensionet në vend. Qindra protestues u manifestuan para burgut të Karaxhit, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit, pas ekzekutimit të dënimit me vdekje. Mes thirrjeve të manifestuesve dëgjohej edhe ajo ku thuhej se “atdheu nuk shpëtohet nëse nuk vdesin mullahët” duke iu referuar drejtuesve të regjimit të Ajatollahëve. Ata paralajmëruan se për çdo protestues të ekzekutuar, mijëra njerëz do të ngrihen në revolta. Protesta kundër dënimit me vdekje të protestuesve u zhvilluan edhe para ambasadës iraniane në Londër e qytete të tjera. Gjatë një fjalimi në Vatikan, Papa Françesku dënoi aplikimin e dënimit me vdekje ndaj protestuesve, ndërsa bëri thirrje për më tepër respekt për vajzat dhe gratë. Ekzekutimi i të dënuarve u krye të Shtunën, pasi ata u shpallën fajtor për vrasjen e disa policëve gjatë protestave të muajve të fundit.

SHARE