PEJOVIQ: PO E MBYLLIM KAP-in, 500 PUNËTORË MBESIN PA PUNË

Pronari i Uniprom-it, Veselin Pejoviq, ka bërë të ditur se mbyllja me faza e Kombinatit aluminium do të fillojë më 15 dhjetor, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes me Industrinë e energjisë elektrike për çmimin e energjisë dhe shtoi se ky është vendimi përfundimtar dhe se nuk do të negociojë më me askënd. “Pas 50 vitesh punë të KAP-it, dhe tetë vitesh që kur menaxhohet nga Uniprom, në një kohë kur çmimi i aluminit është shumë i favorshëm në bursë, fatkeqësisht më duhet të them se ata bënë gjithçka që sot të njoftojnë se KAP po mbyllet,” tha Pejoviq ne konferencë për shtyp.

SHARE