JOKSIMOVIQ: KA SHUMË TË NGJARË QË LLOJI OMICRON EKZISTON NË MAL TË ZI

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Millko Joksimoviq tha se ka shumë të ngjarë që varianti Omicron të jetë i pranishëm në Mal të Zi, por se rezultatet përfundimtare do të dihen pas disa ditësh. Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se tre doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19, treguan që gjenerojnë efekte neutralizuese kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator. Në Mal të Zi, 60.9 për qind e popullsisë së rritur është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit dhe 57.2 për qind janë rivaksinuar. Deri më tani dozën e tretë e kanë marrë 56,878 persona.

SHARE