VON DER LEYEN: ZBATIMI I DRAFT-STATUTIT PËR ASOCIACIONIN, HAP I MADH PËR KOSOVËN

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se implementimi i draft-statutit është me rëndësi dhe në interes të Kosovës.

Gjatë adresimit të sotëm që pati rreth planit të ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, der Leyen tha se duhet dhënë secilit shtet mundësinë për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian.

“Mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që ka një qëllim shumë të qartë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, dhe është e rëndësishme që edhe ne të jemi shumë të qartë se çfarë presim nga Kosova. Ne kemi diskutuar kur isha në rajon për zbatimin e draft-statutit që Kosova ka marrë për komunat dhe ky zbatim do të ishte një hap i madh përpara, është në interes të Kosovës”, tha presidentja.https://8a5679b77934453f89d02d71739bfe4a.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Për sa i përket çështjes mes Kosovës dhe Sebrisë, Der Leyen tha: “Unë gjithashtu mendoj se nëse shikojmë Kosovën dhe Serbinë, është e rëndësishme për ne që t’i japim secilit shtet mundësinë unike për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian, pra të mos i lidhim shumë të dyja bashkë sepse nxitja është shumë më pozitive nëse pyetja që ne bëjmë është se cili është kontributi juaj për të ecur drejt Bashkimit Evropian, cilat janë aktivitetet tuaja dhe të theksojmë kontributin e vërtetë të vendeve në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.”

SHARE