Lulelakër e pjekur

Me këtë recetë, lulelakra do ju shijojë si kurrë më parë!

Përbërësit

  • 1 lulelakër me madhësi mesatare
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelpi hudhra të grimcuara
  • Kripë, piper për shije
  • 1 lugë gjelle borzilok i freskët
  • 1 lguë gjelle rigon.

Udhëzimet

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  2. Në një tas të madh bashkoni vajin e ullirit, me hudhrat dhe erëzat e tjera.
  3. Brenda fusni lulelakrën e pastruar më parë dhe e lyeni gjithandej, në mënyrë që të marinohet mirë.
  4. Më pas transferojeni në një tavë dhe e lini të piqet për 15-20 minuta.
  5. E shërbeni me borzilok të freskët.
  6. Ju bëftë mir!
SHARE