​E folura me veten simptomë e inteligjencës së lartë

Ata që besojnë se të folurit vetëm është një simptomë e çmendurisë e kanë gabim, sepse studimet dhe hulumtimet konfirmojnë se kjo është një karakteristikë e njerëzve inteligjentë. Në realitet për disa njerëz është zakon dhe nëse dikur besohej se ishte një shenjë çmendurie, sot shkenca e mohon dhe përkundrazi pretendon se ajo, është sinonim i gjeniut. Të folurit vetëm e bën trurin më efikas .

Të folurit vetëm ndihmon për të njohur dhe kuptuar botën, stimulon kujtesën dhe të mësuarit.

Përsëritja e fjalëve me zë të lartë rrit përqendrimin dhe konceptet memorizohen më mirë. Në këtë mënyrë fitohet inteligjenca dhe vetëvlerësimi! Për më tepër, shprehja e problemeve tek vetja lehtëson ankthin , ndihmon në uljen e vështirësive duke kuptuar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo, dhe lejon që të gjenden zgjidhje.closevolume_off

Kur keni paqartësi, sigurisht, është mirë të dëgjoni veten pasi teksa flisni me veten do të mund të gjen zgjidhjen më efikase që ju duhet.

SHARE