NESËR PA ENERGJI ELEKTRIKE DISA ZONA TË KOMUNËS SË TUZIT

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet, ditën e martë më 9 tetor do të mbeten pa furnizim me energji elektrike disa zona të komunës së Tuzit. Siç njoftojnë nga CEDIS, në periudhën nga ora 09:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 nuk do të ketë energji elektrike në: Kodër, Dushiq, Lekaj, një pjesë në Sukruq, Vllanë, Vrane, një pjesë në Mataguzh dhe Dubravë.

SHARE