VARHELI NESËR NË PARLAMENTIN E MALIT TË ZI

Komisari i Bashkimit Evropian për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim, Oliver Varheli do tu drejtohet nesër deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. Siç është kumtuar nga Parlamenti, ai do të flasë si mysafir në seancën e veçantë të Parlamentit. Të theksojmë se raporti i Komisionit Evropian për Malin e Zi për këtë vit është prezantuar të martën në Bruksel. Në këtë dokument theksohet se Mali i Zi ka shënuar progres të caktuar në procesin e asocimit në BE, por korrupsioni mbetet gjithnjë i pranishëm në shumë sfera dhe nevojitet vullnet i fortë politikë për zgjidhjen efikase të kësaj çështjeve mjaft shqetësuese.

SHARE