OSBE DO TË VAZHDOJË PËRKRAHJEN NDAJ PARLAMENTIT TË MALIT TË ZI

Misioni i OSBE-së në Mal të Zi është i gatshëm që të vazhdojë me përkrahje drejtë Parlamentit të Malit të Zi, ka deklaruar shefja e Misionit, Mariz Davie në bisedimet me kryetarin e Parlamentit, Aleksa Beçiq. Siç është kumtuar nga Parlamenti, Beçiq në dialogun e hapur është falënderuar për bashkëpunimin e mirë dhe vazhdueshëm të Parlamentit me këtë mision duke shtuar se pret se raportet e mira do të vazhdojnë edhe përmes proceseve të ardhshme reformiste. Davie e ka përgëzuar kryetarin Beçiq për zgjedhjen e tij në funksionin e krye parlamentarit. Ajo ka konkluduar se Misioni është i gatshëm të vazhdojë me përkrahjen e vetë në drejtim të Parlamentit në koordinim të ngushtë me kryetarin dhe ekipin e tij. “Me qëllim që të sigurohet se ky bashkëpunim u përgjigjet nevojave dhe prioriteteve të Parlamentit, këshillave dhe shërbimit profesionist të tij”, thuhet në kumtesë.

SHARE