MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË E GATSHME T’I FILLOJË NEGOCIATAT ADERUESE

Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatat aderuese me BE-në, për të cilat pritet fillim formal gjatë kryesimit gjerman, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera për Ballkanin Perëndimor në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020” në Bratisllavë. Siç thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesi i posaçëm Lajçak e përmendi Maqedoninë e Veriut si shembull të jashtëzakonshëm pozitiv në rajon, duke e theksuar përparimin shumë të rëndësishëm të arritur gjatë viteve të kaluara. Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime dhe informata lidhur me zhvillimin më të ri të ngjarjeve në rajon, sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, posaçërisht në pikëpamje të stabilitetit rajonal, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

SHARE