BERZH 100 MLN EURO PËR RINDËRTIMIN/ NËNSHKRUHET MARRËVESHJA

Qeveria Shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkuan një memorandum mirëkuptimi,  me vlerë 100 milion euro, nga të cilat 40 milionë euro janë grant dhe 60 milionë euro kredi, për  rindërtim dhe zhvillimin  e investimeve për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. “Projekti do të forcojë konkurueshmërinë në sektorin e turizmit dhe do të kontribuojë në rimëkëmbjen e saj dhe në rimëkëmbjen e vendit do të shtoja, nga pandemia COVID,” tha kryeministri shqiptar Edi Rama. Kryeministri përmendi gjithashtu ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës ku BERZH është financues. Në marrëveshje online të firmosura mes Shqipërisë dhe BERZH për turizmin dhe trashëgiminë në disa prej qyteteve, ka marrë pjesë ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se tani topi është në fushën jo vetëm të BE-së por edhe të Shqipërisë, duke lënë të nënkuptohet se Shqipëria është në rrugën e duhur për hapjen e negociatave me BE-në.

SHARE