DEÇIQI ELIMINON BUDUQNOSTIN DHE KUALIFIKOHET NË ÇEREKFINALE TË KUPËS

Futbollistët e Deçiqit, pas paraqitjes më të mirë të njëmbëdhjetëshe, mposhtën me rezultat 5:4 mbrojtësin e trofeut Buduqnost dhe u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Malit të Zi. Ndeshja e fazës së 16-të në rrjedhën e rregullt përfundoi në barazim 1:1. Buduqnosti, e cila ka mbrojtur trofeun, ka kaluar në epërsi në Tuz me golin e Stefan Millosheviqit në minutën e 32-të. Pastaj, Fatos Beqiraj barazoi dhe shënoi rezultatin përfundimtar në minutën e 40-të. Për KF Deçiq, shënuan në penallti: Bozhoviq, Beqiraj, Denkoviq, Tuqi dhe Ivanoviq.  Në anën tjetër të saktë ishin Paviçeviq, Bakiq, Terziq dhe Millosheviq, por Razhnatoviq goditi traversën, kështu që “blutë” i dhanë lamtumirën trofeut.

SHARE