VENDIMI PËR MËSIM NË DISTANCË VARET NGA INSTITUTI

Vendimi për futjen e mësimit në distancë varet nga Instituti i Shëndetit Publik, tha Ministria e Arsimit për Televizionin e Malit të Zi. Të rikujtojmë se drejtori i Institutit, Igor Galliq, deklaroi dje se situata në shkolla nuk është alarmante. “Ne do të ndjekim të gjitha vendimet e marra nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe pas kësaj do t’u drejtohemi publikisht,” njoftoi Ministria e Arsimit.

SHARE