SHQIPËRIA E KOSOVA ME PATRULLA TË PËRBASHKËTA

Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës, kanë vijuar patrullimet e përbashkëta në qytetet bregdetare në kuadër të sezonit turistik, për të rritur sigurinë e pushuesve vendas dhe të huaj.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, vjen në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit, të lidhur ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që prej fillimit të muajit gusht.

Qëllimet kryesore të patrullimeve të përbashkëta janë parandalimi i aksidenteve dhe rritja e parametrave të sigurisë rrugore, të cilat synohet të përmbushen përmes këshillimit, orientimit dhe informimit të qytetarëve, turistëve dhe pushuesve.

Më tej Policia Rrugore u bën thirrje qytetarëve, turistëve dhe pushuesve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë mbrohet jeta dhe shëndeti i çdo përdoruesi të rrugës.

Unifromat blu garantojnë reagim të menjëhershëm ndaj çdo kallëzimi për shkelje të këtyre rregullave.

SHARE