KONSULTIMET PËR MANDATAR SHTYHEN PËR NESËR

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq ka shtyrë për të mërkurën përfundimin e konsultimeve me partitë politike për mandatar për përbërjen e qeverisë së 44-të të Malit të Zi.

Millatoviq sot në Cetinë është dashur të takohet me përfaqësuesit e Malit të Zi të Bashkuar në orën 11:30, e më pas në orën 14:00 me përfaqësuesit e Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare.

Nga zyra e tij është bërë e ditur se konsultimet për arsye objektive shtyhen për nesër, në të njëjtën kohë.

SHARE