MINISTRIA E ARSIMIT KA SIGURUAR LIBRA FALAS PËR TË GJITHË NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE

Ministria e Arsimit e Malit të Zi këtë vit ka siguruar tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit e institucioneve publike të arsimit fillor. “Instituti për Tekste dhe Mjete Mësimore sot ka filluar shpërndarjen e teksteve shkollore falas për nxënësit e shkollave fillore, sipas të dhënave për numrin e nxënësve të regjistruar, të marra nga Departamenti për Teknologji Informative dhe Komunikuese, Statistika dhe Dixhitalizim i Ministrisë së Arsimit. Shpërndarja ka filluar me dorëzimin e teksteve për klasat IV, V dhe VI në shkollat ​​fillore të rajonit qendror (Podgoricë – Tuz – Gollubovc)”, thonë nga Ministria.

SHARE