MËSIMDHËNËSVE TË BUDVËS DO T’U OFROHET SHPEJT NJË ZGJIDHJE

Punëtorëve të arsimit në Budva, të cilët janë në grevë për shkak të pritjes shumëvjeçare për zgjidhjen e çështjeve të banimit dhe vonesës në ndërtimin e një objekti banesor, së shpejti do t’u ofrohet një lloj zgjidhjeje, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Abazoviq tha se po kërkohet zgjidhje për këta punëtorë, duke shtuar se është një problem i trashëguar që nuk ka të bëjë me Qeverinë. “Ky është një problem me investitorin, i cili ishte shumë i papërgjegjshëm dhe që tani kërkon mjete shtesë sepse nuk është i kënaqur me çmimin. Janë një milion probleme, por do të gjejmë zgjidhje edhe për to. Por duhet të jetë e pranueshme për ta”, tha Abazoviq. I pyetur se kur mund të presin lëvizje konkrete, ai tha se po punohet intensivisht për të. “Shumë shpejt atyre do t’u ofrohet një lloj zgjidhjeje”, tha Abazoviq.

SHARE