KAMPIONATI BOTËROR NË TAEKWONDO: ANGJELLA BERISHAJ FITON MEDALJEN ARGJENDI

Sportistja e klubit të Tekvondo-së „Besa“, Angjella Berishaj fitoi medaljen argjendi në Kampionatin Botëror për Junior. Deri në finale sportistja Berishaj nuk e kishe të lehtë, duke qenë se fitoi katër lufta, së pari përfaqësuesen e Egjiptit, pastaj Jordanit, Bosne dhe Hercegovinës, në gjysëmfinale përfaqësuesen e Tajpehit. Në kampionatin i cili po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, Berishaj dje në finalen e kategorisë deri në 68 kilogramë në një ndeshje të ngushtë humbi nga përfaqësuesja e Koresë së Jugut, Hong Hyo Rim. Kjo është medalja e para botërore për taekwondon e Malit të Zi. Përmes një njoftimi komuna e Tuzit bëri apel që nesër më 09.08.2022 në oborrin e ndërtesës së Komunës së Tuzit, të mirëpresim Angjellën Berishaj e cila solli medalje të argjendtë nga kampionati botëror për junior në Taekwondo.

SHARE