PB: KUVENDI DUHET TË SHËNOJË DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NË SREBRENICË

Klubi Parlamentar i Partisë Boshnjake (PB) i ka dërguar sot një letër kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, me pyetjen se si Kuvendi i Malit të Zi do ta përkujtojë 11 korrikun, Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

“Duke pasur parasysh se Parlamenti i Malit të Zi më 17 qershor 2021 ka miratuar Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën, ndër të tjera, 11 korriku është shpallur Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, si dhe Rezolutën e fundit të OKB-së që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, të cilën Mali i Zi e votoi në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ky Kuvend ka për obligim që në mënyrë të duhur ta shënojë 11 korrikun – Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kreu i klubit të deputetëve, Amer Smailoviq.

Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi do të jetë në Srebrenicë më 11 korrik, kur festohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Sipas Portalit RTMZ, Qeveria do të përfaqësohet nga ministrat Angjella Jakshiq Stojanoviq, Naida Nishiq dhe Maida Gorçeviq, si dhe sekretari shtetëror Bojan Bozhoviq.  

Nënkryetarja e Kuvendit Zdenka Popoviq tha më herët se delegacioni i atij institucioni, në krye me të, do të shkojë në Srebrenicë më 11 korrik, kur festohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

SHARE