MIRATOHET AGROBUXHETI PËR VITIN 2021

Në seancën e sotme, Qeveria e Malit të Zi miratoi Agrobuxhetin për vitin 2021 në vlerë prej 44.8 milion EUR. Siç u njoftua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, fondet u alokuan nga fondet kombëtare (27.1 milion euro), donacionet (9.3 milion) dhe nga fondet e kredisë (8.3 milion). Me hyrjen në fuqi të Agro-buxhetit, janë krijuar kushte për zbatimin e të gjitha masave të politikës bujqësore të parashikuara për vitin 2021. Agro-buxheti për 2021 cakton fonde për masat e politikës së çmimeve të tregut, masat e zhvillimit rural dhe siguron mbështetje për shërbimet në prodhimin bujqësor dhe sektorin e peshkimit. Po ashtu, fonde u siguruan për: mbështetje për shërbimet e përgjithshme në bujqësi, transferime sociale për popullatën rurale, mbështetje teknike dhe administrative për zbatimin e programit, zhvillimin institucional dhe forcimin e bujqësisë në Malin e Zi, programin e masave fitosanitare, programin e sigurisë ushqimore dhe një program i masave të detyrueshme të shëndetit të kafshëve.

SHARE