BEGOVIQ: NJË MARRËVESHJE PA GARANCI TË MJAFTUESHME

Dhoma e Avokatëve të Malit të Zi nuk do të nënshkruajë marrëveshjen me Ministrinë e Financave, e cila parashikoi një grup të përbashkët pune për të hartuar tekstin e ndryshimeve në Ligjin për Fiskalizimin deri në fund të Shtatorit, konfirmoi Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Malit të Zi, Zdravko Begoviq. Ai deklaroi për “Pobjeda” se në këtë, ashtu si në asamblenë e mëparshme të jashtëzakonshme, mbi 700 avokatë votuan, shumica e tyre kundër marrëveshjes. Kështu, vendimi për pezullimin e dhënies së ndihmës juridike, i cili është në fuqi që prej 24 majit, vazhdon të jetë i vlefshëm deri në një njoftim tjetër. Sidoqoftë, Begoviq beson se negociatat mund të vazhdojnë, kështu që, siç deklaroi ai, në periudhën e ardhshme, përsëri do të kërkojë të takohet me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për të arritur një zgjidhje të përbashkët. Për ato negociata, planifikojnë të formojnë një grup të ri negociues të kryesuar nga Begoviqi.

SHARE