53 PERSONA TË TJERË TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit analizuan 392 mostra, ndër të cilat 53 ishin pozitive për koronavirusin.

35 raste të reja janë regjistruar në Podgoricë, 6 raste në Cetinjë, 5 në Bijello Pole, 3 në Tivar, 2 në Budva dhe nga 1 në Plav dhe Nikshiq.

“Gjatë ditës, mbërriti një raport për vdekje të dyshuar nga koronavirusi i ri nga Komuna e Beranës. Përpunimi laboratorik është në proces. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga COVID19 është 8. Gjithsej 5pacientë janë shëruar “, njoftuan ISHP.

Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 636, janë 8 të vdekur, 5 të shëruar, kështu që numri i rasteve aktive është: 623.

SHARE