Foto: Shutterstock
Nga mesnata, në Mal të Zi ndryshojnë çmimet e karburanteve, ku benzina do të jetë më e lirë, ndërsa eurodizeli do të shtrenjtohet, është bërë e ditur nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Çmimet e Eurosuperit 95 dhe 98 do të ulen për 1 cent dhe në shtatë ditët e ardhshme do të kushtojnë 1,64 euro dhe 1,68 euro për litër.
Ndërkohë, Eurodizeli do të shitet me çmim prej 1,70 euro për litër, pasi do të shtrenjtohet për 4 cent.
Edhe vaji për ngrohje do të rritet për 3 cent dhe do të kushtojë 1,63 euro për litër.
Rishikimi i ardhshëm i çmimeve do të bëhet më 15 qershor, ndërsa çmimet eventualisht të ndryshuara do të hyjnë në fuqi nga 16 qershori.









