KUVENDI MIRATOI LIGJET E NEVOJSHME PËR TË MARRË IBAR-in

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi miratuan të premten pak para mesnate, pas tre ditësh diskutimi, ligjet që nevojiten për të marrë një raport pozitiv për zbatimin e masave të përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 në negociatat me Bashkimin Evropian në lidhje me sundimin e ligji (IBAR) për Malin e Zi.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq tha se “është një natë e madhe për Malin e Zi”.

“Ne kemi treguar se pavarësisht dallimeve që ekzistojnë, mund të mblidhemi rreth një qëllimi të përbashkët dhe të punojmë së bashku, ky është një mundësi për t’u treguar të gjithëve se Parlamenti i Malit të Zi është vendi i duhur. Kjo është hera e parë që njerëz nga qeveria, presidenti, nënkryetarët, ministra erdhën në Kuvendin e Malit të Zi, as që e dija se do të vinin për të parë këtë moment dhe për të qenë pjesë e një historie të madhe që kryesisht i takon Kuvendit të Malit të Zi”, tha Mandiq në Kuvend.

Ligjet që u miratuan për marrjen e IBAR-in janë:

Propozimi për Ligjin për lobim;

Propozimi për Ligjin për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale;

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatat;

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët;

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qendrën për Trajnime në Gjyqësor dhe Prokurorinë e Shtetit;

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit;

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale të Shtetit;

Propozimi për Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit;

Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me veprimtari kriminale;

Propozim për ligjin për media;

Projektligji për Transmetuesin Publik Kombëtar – Shërbimi Mediatik Publik i Malit të Zi;

Projektligji për shërbimet mediatike audiovizive;

SHARE