VUÇIQ DHE BËRNABIQ PARALAJMËROJNË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sonte se është e gatshme të japë dorëheqjen në çdo moment dhe se i konsideron zgjedhjet parlamentare si rrugëdalje nga kriza, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq tha se është e qartë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen dhe se është vetëm çështje muajsh se kur do të ndodhin. 

Në një adresim të përbashkët, Bërnabiq tha se beson se zgjedhjet duhet të mbahen deri në fund të vitit.

“Llogaritni se dorëheqja ime është në tryezë”, tha Bërnabiq, duke shtuar se i takon presidentit të vendosë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të vazhdojë të presë që përfaqësuesit e opozitës të vijnë në bisedime, por se për të është e qartë se ata “duan gjëra të tjera”.

“Ne do të presim që në bisedime të paraqiten disa njerëz që do të tregojnë përgjegjësi minimale dhe besoj se do të gjejmë akoma bashkëbisedues, nëse jo, do të shkojmë në zgjedhje”, tha Vuçiq.

SHARE