JANOVIQ: DO TË PËRMIRËSOJMË MEKANIZMAT E MBËSHTETJES PËR TË RINJTË

Ministria e Sportit të MZ, në bashkëpunim me të gjithë aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë, do të vazhdojë të përmirësojnë mekanizmat ekzistues të mbështetjes së të rinjve, por edhe të zhvillojë modele të reja që do të nënkuptojnë pjesëmarrjen e tyre aktive, deklaroi ministri i sportit të MZ, Nikolla Janoviq.

“Qeveria e Malit të Zi, duke përfshirë edhe Ministrinë e Sportit, vazhdimisht ofron një mbështetje të hapur dhe të qartë për procesin e Berlinit, ndërsa shoqëria civile në Mal të Zi dhe sidomos të rinjtë tregojnë interes të madh dhe një qasje jashtëzakonisht konstruktive në realizimin dhe arritjen e qëllimit të përbashkët, i planifikuar në vitin 2014 në Samitin e Kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin “, tha Janoviq, duke hapur konferencën një-ditore mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit dhe bashkëpunimit të të rinjve në Budvë.

Ai shtoi se janë krenarë për faktin se Mali i Zi, është vendi i parë, që përmbush të gjitha tre kushtet, për krijimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor.  “Ne jemi vendi i parë në rajon, i cili në korrik të vitit të kaluar, hapi Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor në Podgoricë. Hapja e kësaj zyre përfaqëson një nxitje shtesë për zhvillimin e mobilitetit të të rinjve, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal, lidhjet e tyre më të mira dhe bashkëpunimin”, tha Janoviq.

SHARE