MUAJI PRILL THYEN REKORD TEMPERATURASH

Prilli, një tjetër muaj edhe më i nxehtë për Botën. Gjatë këtij muaji u regjistrua një tjetër muaj me temperatura të larta të cilat thyen rekord sipas monitoruesit të klimës në BE.

Temperatura e rregjistruar për Prillin arriti në 1.61 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale 1850-1900. Këto vlera termike kaq të lartë mbi normalen kanë ndodhur edhe përgjatë periudhës 2015-2016. Ekspertët ngrenë alarmin se çdo muaj pritet të jetë edhe më i nxehtë.

Një pjesë e Azisë nga India në Vietnam janë goditur nga valët e nxehtësisë në javët e fundit, ndërsa Brazili jugor është përfshirë nga përmbytje vdekjeprurëse me mbi 90 të vdekur, si dhe mijëra të tjerë të pastrehë. Shirat e dendur çuan në përmbytje në pjesë të Amerikës së Veriut, Azisë Qendrore dhe Gjirit Persik.

Pjesa më e madhe e Evropës përjetoi një Prill më të lagësht se zakonisht, megjithëse Spanja jugore, Italia dhe Ballkani Perëndimor ishin më të thatë se mesatarja sipas statistikave.

Modeli natyror ‘El Nino’, çoi gjithashtu në një rritje të temperaturës në oqeane dhe dete duke thyer kështu rekord për të 11-tin muaj me radhë. OKB-ja në Mars paralajmëroi se ka një propabilitet të lartë që 2024  të regjistrojë temperatura rekord.

SHARE