LQ URA DORËZOI NË PROCEDURË PARLAMENTARE PROJEKTLIGJIN PËR FONDIN „BANESË PËR TË GJITHË“

Klubi Parlamentar i Lëvizjes Qytetare URA ka dorëzuar sot në procedurë parlamentare Projektligjin për fondin „Banesë për të gjithë“, i cili do t’u mundësojë qytetarëve blerjen e një apartamenti me çmimin 900 euro për metër katror.

Ana Novakoviq Gjuroviq, deputete e Lëvizjes Qytetare URA, tha se është dy herë më e favorshme se çmimet që janë tani në tregun e patundshmërive.

Në konferencën për media, ajo kujtoi se dy muaj më parë kanë prezantuar projektin „Banesë për të gjithë“ dhe ka bërë të ditur se shumë shpejt do të përgatisin një zgjidhje ligjore, e cila është një parakusht kyç që programi të zbatohet.

“Do të formohet një fond shtetëror me një kapital fillestar prej 20 milionë eurosh, nga i cili shteti do të ndërtojë apartamente në tokë komunale dhe shtetërore sipas parimit “projekto dhe ndërto”. Shteti do t’i paguante banesat kontraktuesit pas pranimit teknik dhe qytetarët do të kenë mundësi t’i paguajnë ato apartamente me çmimin prej 900 euro për metër katror, ​​pra me çmimin e ndërtimit”, ka shpjeguar Novakoviq Gjuroviq.

Shteti, siç theksoi ajo, nuk do të fitojë para nga shitja e apartamenteve, sepse çmimi i shitjes do të jetë i njëjtë me çmimin e ndërtimit, dhe kur bëhet fjalë për pajisjet komunale, do të jetë objekt marrëveshjesh dhe kontratash mes shtetit dhe vetëqeverisjeve lokale.

“Qytetarët do të mund t’i përdorin këto apartamente si kolateral, domethënë do të mund t’i vendosin hipotekën kur aplikojnë për kredi nga bankat komerciale sepse jemi të vetëdijshëm se ndoshta numri më i madh i qytetarëve kështu do ta zgjidhë çështjen e banimit”, tha Novakoviq Gjuroviq.

SHARE