IZRAELI RIHAP VENDKALIMIN KYÇ KUFITAR KEREM SHALOM PËR NDIHMËN NË GAZA

Palestinians gather gather to receive flour rations for their families outside a warehouse of the United Nations Relief and Works Agency for Palestine Refugees (UNRWA) in Rafah in the southern Gaza Strip on December 12, 2023, amid continuing battles between Israel and the militant group Hamas. (Photo by MOHAMMED ABED / AFP) (Photo by MOHAMMED ABED/AFP via Getty Images)

Izraeli ka deklaruar se po rihap pikëkalimin Kerem Shalon me Gazën jugore me qëllim dërgimin e ndihmave. Kerem Shalom është pika kyçe e hyrjes për ndihmën në Gaza, por Izraeli e mbylli atë të dielën pasi sipas ushtrisë, katër ushtarë izraelitë u vranë nga raketat e lëshuara nga Hamasi nga zona e kalimit Rafah. Sipas ushtrisë izraelite, kamionë nga Egjipti me ushqim, ujë dhe ilaçe kanë mbërritur në pikëkalim.

OKB-ja ka ngritur alarmin për atë që e quajti mbyllja e 2 arterieve kryesore të ndihmës së Gazës, që erdhi pasi trupat izraelite morën kontrollin e plotë të anës palestineze të kalimit Rafah me Egjiptin. Gjatë natës, pati sulme të reja ajrore izraelite në qytetin e afërt Rafah, ku ushtria izraelite thotë se filloi një operacion të kufizuar të hënën.

Një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi se një dërgesë e armëve amerikane në Izrael ishte ndërprerë javën e kaluar për shkak të shqetësimeve se forcat izraelite ishin gati të fillonin një ofensivë të madhe në qytetin Rafah. Dërgesa përfshinte bomba, të cilat mund të ishin shkatërruese nëse përdoren në një vend kaq shumë të populluar.

7 muaj pas luftës në Gaza, Izraeli ka thënë se fitorja është e pamundur pa marrë Rafahun. Por ngaqë më shumë se 1 milion palestinezë të zhvendosur janë strehuar si pasojë e luftimeve, OKB-ja dhe fuqitë perëndimore kanë paralajmëruar se një sulm i gjithanshëm mund të ketë pasoja shkatërruese humanitare.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha se ai ishte i shqetësuar nga aktiviteti ushtarak izraelit. Ai paralajmëroi gjithashtu se mbyllja e kalimeve Rafah dhe Kerem Shalom ishte shumë e dëmshme për një situatë tashmë të rëndë humanitare dhe kërkoi që ato të rihapen menjëherë.

SHARE