ÇDO TË HËNË, SHËRBIMET SHËNDETËSORE GJINEKOLOGJIKE DO TË OFROHET EDHE NË OBJEKTIN SHËNDETËSOR TË TUZIT

Ambulanca gjinekologjike në objektin shëndetësor në Tuz ka filluar punën. Siç njofton Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit, klinika do të jetë e hapur çdo të hënë nga ora 15:00 deri në ora 19:00.

“Menaxhmenti i Qendrës Shëndetësore të Kryeqytetit do të monitorojë nga afër raportet për numrin e ekzaminimeve gjinekologjike të ofruara, ndaj nëse është e nevojshme, gjinekologu do të caktojë edhe një ditë tjetër gjatë javës. Qytetarët mund të informohen dhe të caktojnë ekzaminimin në numrin e telefonit 067/062-495, i cili do të jetë aktiv të hënën nga ora 15:00,” sipas Qendrës Shëndetësore të Kryeqytetit.

Ata thonë se objekti shëndetësor në Zetë aktualisht ofron shërbime shëndetësore një ditë pune në javë, për shkak të mungesës së stafit dhe se së shpejti qytetarët do të ofrohen shërbime shëndetësore në këtë objekt dy herë gjatë ditëve të punës.

„Me këto aktivitete, Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit do t’u ofrojë qytetarëve të komunës së Tuzit kujdes shëndetësor cilësor dhe të nevojshëm gjinekologjik,“ thuhet në njoftimin e Qendrës Shëndetësore të Podgoricës.

SHARE